Plaku 99 vjeçar ndahet nga gruaja për shkak të tradhëtisë në vitet e 40.

Nga Dinejda
Shkruar ne 27 Pri 2012 ora 6:53pm

Bashkëshortët italianë do të bëhen së shpejti çifti më i vjetër që është ndarë në botë pasi që 99-vjeçari i identifikuar si Antonio K, zbuloi se bashkëshortja e tij Rosa (96vjeçare) ka pasur një aferë në vitet e 40-ta të shekullit të shkuar

Antonio në prag të Krishtlindjeve kishte spastruar dollapin dhe aty kishte zbuluar tradhtinë e vjetër 70 vjeçare: në sirtar gjeti letrat që Rosa ia kishte shkruar dashnorit.