Planet i ri në sistemin diellor?

Nga Dinejda
Shkruar ne 21 Maj 2012 ora 3:54pm

TIRANE-‘Në skaj të sistemit tonë diellor mund të ekzistojë planeti i madh i pazbuluar deri tani’, ka deklaruar javën e kaluar në konferencën në SHBA astronomi brazilian Rodney Gomes.

Sipas përllogaritjeve, bota e panjohur lëviz aq larg, saqë teleskopët nuk mund ta shohin. Por gravitacioni i saj ndikon në orbitën e objekteve në të ashtuquajturin Rrip të Kuiperit, i cili shtrihet larg nga orbita e Neptunit, ndërsa në të cilin lëvizin trupa të vegjël të akullt, në mes të cilëve edhe disa planetë të vegjël apo xhuxhë. 

Rodney Gomes, astronom nga observatori nacional brazilian në Rio de Janeiro, javën e kaluar në konferencën e shoqërisë astronomike amerikane në Timberline Lodge në Oregon ka shpjeguar që llogaritjet e tij të reja tregojnë se si disa trupa të Rripit të Kuiperit, në mes të të cilave edhe Sedna e largët, lëvizin nëpër orbita të pazakonta, të cilat nuk u përgjigjen modeleve ekzistuese.

Sipas Gomes, anomalitë e tilla kanë disa shpjegime të mundshme, megjithatë, më i thjeshti është që në zonat e errëta të largëta të sistemit diellor ekziston ndonjë trup më i madh i cili me gravitacionin e vet ndikon në objektet e Rripit të Kuiperit.

Sipas kalkulimeve të Gomes, një zgjidhje e enigmës mund të jetë planeti me madhësi të Neptunit, respektivisht katër herë më i madh se Toka, i cili lëviz 225 miliardë km larg nga dielli (rreth 1.500 herë më larg se Toka).

Sipas tjetrës, ky mund të jetë trup qiellor me madhësi të Marsit (rreth gjysma e madhësisë së Tokës), i cili lëviz nëpër orbitë shumë të zgjatur dhe herë pas here vjen “vetëm” tetë miliardë kilometra larg nga Dielli.

Tashmë spekulohet edhe që ky planet mund të jetë Nibiru të cilin e kanë njohur dhe përmendur vazhdimisht në shkrimet dhe astronominë e tyre edhe Babilonasit, emri i të cilit nga astronomia babilonase përkthehet si “planeti i kalimit” apo “pika e tranzicionit”, që ndryshe kuptohet edhe si pika më lartë, dhe që do të ndeshet me Tokën duke shkaktuar një kataklizmë (sipas spekulimeve më 21 korrik).

Sipas interpretimeve të shkrimtarit astronom Zecharia Sitchin, i cili ka studiuar dhe shkruar shumë libra lidhur me babilonasit e lashtë dhe astronominë e tyre, thuhet që Nibiru është planet i cili kalon kah Toka një herë në 3600 vjet dhe paraqet një mundësi për Annunakit (banorët e planetit Nibiru) që të kontaktojnë me njerëzit.