PO DISKUTOJMË FUTJEN E LËNDËS PËR FENË

Nga Dorjan
Shkruar ne 28 Pri 2012 ora 1:59pm

Prezantimi i besimeve fetare në shkolla mund të jetë shumë shpejt një lëndë e veçantë mësimore. Këtë mundësi e ka lënë vetë të hapur ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj. Gjatë një prononcimi që bëri dje për mediat ai deklaroi se kjo çështje është në diskutim e sipër. Deklarata e ministrit erdhi pas prezantimit të testit Pisa, ku 4500 nxënës të shkollave 9-vjeçare janë provuar për njohuritë e tyre në shkollë. Në Shqipëri ky provim kryhet për herë të tretë, testi zhvillohet në 60 vende të botës. Përzgjedhja e nxënësve është bërë nga Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillim, sipas kriterit të ditëlindjes nga 1 janari 1996 deri më 31 dhjetor 1996. Provimi ka zgjatur tri orë e 15 minuta.