Pogradec, gjahtari plagos aksidentalisht 14-vjecarin

Nga Dorjan
Shkruar ne 30 Pri 2012 ora 6:24pm

POGRADEC- Një14-vjecar është plagosur aksidentalisht me armë gjahu nga një gjahtar në Pogradec.

Sipas policisë, i mituri me iniciale L.J ka qënë, duke udhëtuar me bicikletë në zonën e Tushemishtit, ndërsa është plagosur aksidentalisht nga një gjahtar që po gjuante pranë liqenit.

Policia ka shoqëruar 65-vjecarin Lutfi Cani, ndërsa bëhet e ditur se 14-vjecari është jashtë rrezikut për jetën.