Politikani (veç votave?) vjedh edhe veturën.

Nga Dinejda
Shkruar ne 17 Maj 2012 ora 6:21pm

Në një panair të kompanisë “Ford” në Zimbabve, një politikan ka hyrë një automjet të ri të prezantuar dhe ia ka shkelur.

Aaron Muzungu, pjesëtar i një partie të vogël opozitare, muajin e ardhshëm do të paraqitet përpara gjykatës për t’u përgjigjur rreth vjedhjes së automjetit.

Sipas akuzës, 38-vjeçari me automjetin Ford Ranger ka kaluar 1.300 kilometra para se të arrestohej. Ai ka thënë se kishte pasur për qëllim që ta blinte veturën.

Policia ka njoftuar se në momentin e vjedhjes, çelësat ishin në veturë, sigurimi ishte i dobët, ndërkohë që prezantuesit lokalë të “Ford” kishin organizuar një koktej të shoqëruar me muzikë.