Portokalli i kuq

Nga Dinejda
Shkruar ne 20 Mar 2012 ora 10:14am

Studiuesit e një projekti europian, i quajtur “Athina”, kanë arritur të zbulojnë se pse portokalli i kuq është aq i nevojshëm për trupin e njeriut.

“Ngjyra e kuqe e shëndetit”. Kështu e kanë quajtur ata këtë portokall, i cili falë ngjyrës së tij karakteristike ka më shumë vlera për shëndetin. Pikërisht ngjyra e tij shkaktohet nga disa substanca të quajtura antocianine, të njohura për fuqinë e tyre antioksiduese, çka i sjell organizmit një sërë përfitimesh.

Falë antocianineve portokalli i kuq renditet ndër frutat më të mira për shëndetin. Sipas studiuesve, antocianinet jo se nuk ekzistojnë tek portokallet e verdha, por atje janë në një sasi më të vogël.

Ata thonë më tej se, sasia e tyre varet edhe nga kushtet mjedisore ku rritet ky portokall. Këshillohet të rritet në vende me ditë të nxehtë dhe natë të freskët.