Posta Shqiptare emeton pullën e re për 20-vjetorin e demokracisë

Nga Dorjan
Shkruar ne 22 Mar 2012 ora 6:47pm

TIRANE- Në 20 vjetorin e festës së demokracisë, Posta Shqiptare ka emetuar një pullë të re postare të sigluar si “20 vjetori i fitores së demokracisë”.

Sipas një njoftimi për shtyp të Postës Shqiptare emetimi i kësaj pulle vjen në respekt dhe nderim për një nga datat më të rëndësishme të vendit, 20 vjetorit të mendimit të lirë.

Sot shërbimi postar në të gjitha zyrat e postës është kryer ndërkohë me këtë pullë postare.