Pozicione seksuale kur jeni shtatzënë

Nga Dorjan
Shkruar ne 06 Maj 2012 ora 3:29pm

Nëse jeni shtatzanë apo planifikoni të mbeteni shtatzanë, informata rreth seksit gjatë shtatzanisë dhe seksit pas lindjes ka mjaftueshëm, mjafton të keni dëshirë dhe durim për të lexuar.

Por njerëzit bisedojnë shumë pak rreth seksit në shtatzani, dhe kjo është ndoshta përshkak të tendencave kulturore që kemi dhe themi se nënat shtatzëna nuk janë për seks. Shumë çifte që presin të bëhen prindër kanë pyetje rreth sigurisë së seksit në shtatzani dhe pozicioneve të seksit ç’ka ështe normale që duhet t’i njohim ato.

Ndaj njohja e pozicioneve aspak nuk është e turpshme madje dhe kur pyesim për të blerë një libër. E rëndësishme është që çifti të ndihet mirë.