Presidenti Bamir Topi dekoron 5 ushtarët e UCK.

Nga Dinejda
Shkruar ne 10 Maj 2012 ora 12:06pm

TIRANË- Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, në një ceremoni presidenciale, dekoroi dëshmorët e kombit: Tahir Sinani, Skerdilajd Llagami, Lefter Koxhaj, Pajtim Roci, Ndriçim Koxhaj me medaljen e Shqiponjës dhe luftëtarët veteranë: Spiro Butka, Ermir Bega dhe Kujtim Lleshi, me medaljen e Mirënjohjes.

Zyra e presidencës bën me dije se ceremonia nisi me himnin kombëtar dhe vazhdoi me dorëzimin e dekoratave familjeve te dëshmorëve Tahir Sinani, Skerdilajd Llagami, Lefter Koxhaj, Pajtim Roci, Ndriçim Koxhaj dhe dekoratave luftëtarëve veteranë Spiro Butka, Ermir Bega e Kujtim Lleshi. 

Dëshmorët dhe veteranët e dekoruar nga presidenti Bamir Topi, kanë marrë pjesë në luftën çlirimtare në Kosovë, në luftën çlirimtare në Luginë të Preshevës dhe në luftën çlirimtare të zhvilluar në trojet shqiptare në Maqedoni.