Prill-maj, periudha kur shtojmë në peshë

Nga Dorjan
Shkruar ne 30 Pri 2012 ora 5:41pm

Një studim i fundit ku kishin marrë pjesë disa ekspertë italianë dhe amerikanë ka treguar se muajt prill-maj, janë periudha kohore e vitit që shtojmë më së shumti në peshë.

Madje, sipas ekspertëve kjo periudhë kohore është cilësuar si më e “plotë” se ajo e Vitit të Ri, apo pushimet e verës.

Ekspertët shtojën se grupmosha më e ekspozuar ndaj një dukurie të tillë është ajo mes 38-47 vjeç, pasi kanë gjasa që gjatë trokitjes së pranverës, ta teprojnë në tryezë me ushqimet. Teksa trupi i tyre është i prirë që të merret më pak me ndryshimet e metabolizmit.

Ndërkaq, ekspertët besojnë se 19 për qind e ndikimit në një dukuri të tillë, ka të bëjë dhe me faktorët psikologjikë, siç janë ato të krijuara nga festat e ndryshme.

Mu për këtë arsye, ekspertët theksojnë se ndryshimi i klimës ndikon që personat e një moshe të caktuar, të lartë përmendur, jepen më tepër pas ushqimit, por duhet kushtuar  vëmendje  sidomos gjatë këtyre dy muajve, sepse mungesa e kujdesit gjatë këtyre dy muajve, do të vërehet në dhjetë muajt e tjerë që pasojnë.