Prindërit e Françeskës: Pro seksit në Big Brother

Nga Dorjan
Shkruar ne 17 Mar 2012 ora 4:00pm

8 vjeçarja nga Vlora, Françeska, e cila ka hyrë në Big Brother, ka ngjallur ndoshta më shumë diskutime se të tjerët. Shkak është bërë edhe marrëdhënia e saj me Ermalin, një konkurrent tjetër. Ata janë puthur, por është folur se kanë pasur edhe marrëdhënie intime. Por prindërit e Françeskës nuk e kanë problem që vajza e tyre të bëjë seks në këtë emision.

Në një intervistë për Bluetooth, të dy prindërit thonë se nuk kanë asnjë problem me seksin në Big Brother.

“Jo, nuk kam pse ta kem problem. Mua më intereson që vajza ime të ndihet mirë dhe të bëjë atë që do. Unë jam pak evropian për sa i përket këtyre gjërave. Më mjafton që Françeska të ecë përpara, të realizojë ëndrrat e saj dhe të bëjë atë që ndjen,” thotë babai i saj, Dhimitraq Jaçe.

Të njëjtin mendim ndan edhe e ëma, Brixhilda.

“Për aq kohë sa nuk është problem për vajzën time, as për mua nuk përbën problem. Puna është se aty ata janë si në një burg dhe me kalimin e ditëve gjithçka mund të ndodhë, siç ka ndodhur në edicionet e shkuara,” thotë ajo