Pr/ligji për kufirin me Greqinë, nis diskutimi i ndryshimeve në Kuvend

Nga Dinejda
Shkruar ne 16 Maj 2012 ora 11:27am

TIRANE-Kuvendi i Shqipërisë ka filluar sot shqyrtimin e ndryshimeve në ligjin për kufijtë në Komisionin e Ligjeve. Ndryshimet janë propozuar nga deputeti socialist Ilir Gjoni, ndërsa shqyrtimi në komisionin e sigurisë, nis të premten në 18 maj. Komisioni i Ligjeve miraton me konsensus nje propozim te Ministrit Bujar Nishani.

PS theksoi që me miratimin e ndryshimeve në ligj arrihet të bëhet e mundur rivendosja e kufijve shtetërorë të Shqipërisë. Sipas socialistëve, ndryshe nga ligji 2008-ës që la vendin pa kufij, nisma e re përcakton qartë kufijtë detarë jugorë dhe veriorë duke vendosur dhe koordinatat e sakta. 

Në Komisionin e Ligjeve ështe i pranishëm dhe Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani që theksoi se ‘ndryshimi i PS të futet në një ligj tjetër. Ndryshimi të futet tek ligji për rojet bregdetare”.
Ministri Nishani kërkoi që të shfuqizohet neni i ligjit për përcaktimin e kufijve, ai që në vitin 2008 shfuqizoi kufijte.

Ky propozim u miratua me konsensus në Komisioni e Ligjeve.

Anëtari i majtë i Komisionit, Ilir Gjoni reagoi duke theksuar se nisma e opozitës ndreqte një padrejtësi, kurse propozimi i Nishanit, vendos përcaktimin e kufijve sic ka qenë në vitin 2001.
Por, sipas Gjonit, ligji aktual rrezikonte integritetin territorial të vendit, dhe se konsensusi i arritur, është në të mirë të vendit. ‘Projektligji të kalojë menjëherë, pa humbur kohë në parlament”.

Drafti ‘Për një ndryshim në ligjin 9861, daë 24.1.2008, ‘Për kontrollin e Mbykqyrjen e Kufirit shtetëror’ përcakton se kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë është i vendosur dhe rregullohet në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare të pranuara nga shteti shqiptar si dhe nga traktatet dypalëshe ose shumëpalëve të lidhura me shtetet e tjera të ratifikuara nga Kuvendi.

Ligji do të diskutohet në Komisionin e Sigurisë dhe të premten ku do të jenë ministri Nishani dhe Haxhinasto, të cilët ku do të flasin për marrëveshjet për ujërat detare.