Procedohet penalisht mjeku, pasi i vdes pacienti

Nga Dorjan
Shkruar ne 19 Mar 2012 ora 10:20pm

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka vendosur të nisë procedimin penal ndaj mjekut të Spitalit Ushtarak, Altin Habazaj. Sipas organit të akuzës 40- vjecari do të hetohet në gjendje të lirë, për mjekim të pakujdesshëm ndaj një pacienti. 

Ngjarja për të cilën Prokuroria ka vendosur të nisë procedimin për mjekun 40-vjecar ka ndodhur në datën më 15 mars të këtij viti, kur në reanimacionin e Spitalit Ushtarak është paraqitur për trajtim më të specializuar mjekësor, oficeri i policisë Selim Mema, i cili me pas ka gjetur vdekjen.

Në përfundim të ekspertizës mjeko-ligjore ka rezultuar se ndaj oficerit 50-vjecar nuk është ushtruar një trajtim i kujdesshëm mjekësor.