Prodhohet prototipi i automjetit fluturues

Nga Dorjan
Shkruar ne 03 Pri 2012 ora 3:26pm

Nju-Jork - Automjetet që fluturojnë  nuk janë më fantastiko shkencore pasi kompania “Voburn” nga Masaçusets kumtoi se prototipi i tyre i automjetit që fluturon me sukses, e ka përfunduar fluturimin e parë dhe se automjetet e para të këtij lloji do të mund të gjenden në shitje vitin e ardhshëm.

Automjeti i quajtur “Transition” ka dy sedilje, katër goma dhe krahë të cilat mblidhen që të mund të drejtohet makina edhe në rrugë. Muajin e kaluar automjeti ka fluturuar në lartësi prej 426 metra për tetë minuta. Aeroplanët komercialë fluturojnë në 10.668 metra.

Me qindra njerëz tani  kanë paguar depozita prej 10.000 dollarësh për automjetin e ri fluturues, ndërsa përfaqësues zyrtarë të kompanisë presin se numri i të interesuarve do të rritet pas Panairit të automjeteve në Nju-Jork nga fundi i javës.

Pritet që auto-aeroplani të kushtojë rreth 279.000 dollarë.