Pronat, kanos të afërmit duke hedhur granatë në banesë.

Nga Dinejda
Shkruar ne 25 Maj 2012 ora 4:45pm

GRAMSH-Një person në fshatin Bratile të Gramsht ka kërcënuar të afërmit me vrasje duke u hedhur granatën në banesë. Shkak i ngjarjes dyshohet një kofnlikt i hershëm për pronën.
Policia e Gramshit bëri të ditur se u njoftua se në familen Cenkolli po ndodhte një ngjarje alarmante që klishte ngritur gjithë fshatin Bratile në këmbë.

Shtetasi Bafti Ahmati 65 vjec kshte hedhur një granatë në oborrin e banesës së të afërmve të tij, por fatmirësisht granata e parë nuk shprëtheu. Nën thirrjet do t’ju vras, do ju hedh në erë të gjithëve si familje, Ahmati ka bërë gati granatën e dytë. Bashkëfshatarë të alarmuar thirrën policinë që ndërhyri menjëherë në ngjarjen që mund të kishte përfunduar në një tragjedi të vërtetë pasi në banesë ndodheshin dhe gar e fëmijë të familjes Cenkolli.

Efektivët ndaluan 65-vjecarin në tentativë të hidhte granatën e dytë si dhe sekustroi në banesën e tij, 2 kallëpe tritol, 6 granata si dhe 450 fishekë automatiku.