Pronat, sherr me armë mes vëllezërve, babai vret vajzën

Nga Dorjan
Shkruar ne 22 Mar 2012 ora 3:48pm

KURBIN-Sherri për pronën ka sjellë një tjetër rast të krimit të familje. Ngjarja u shënua paraditen e sotme në fshatin Zhej të Kurbinit, kur një 31 vjecare ka humbur jetën, ndërsa xhaxhai i saj është plagosur. 

Gjithcka ndodhi pas një sherri mes dy vellezërve Mark dhe Llesh Cara, ndërsa ky i fundit dyshohet se ka qëlluar aksidentalisht vajzën e tij Lula Cara, e cila ka humbur jetën.
Në konflikt ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë Mark Cara 40 vjec, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak.
Policia ka shoqëruar disa persona, mes të cilëve edhe Llesh Caren dhe djalin e tij Aleksandrin.
Megjithëse cështja gjyqësore për pronën kishte përfunduar, konflikti mes vellezërve vijonte prej kohësh dhe ka kulmuar ditën e sotme me një viktimë e një të plagosur. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Disa orë pas krimit, u arrestuan nga policia shtetasit Aleksandër 29 vjec dhe Llesh Cara 68 vjec.