Prostituonte për llogari të 3 trafikantëve të drogës, arrestohet gjimnazistja

Nga Dorjan
Shkruar ne 30 Mar 2012 ora 3:49pm

ELBASAN – Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 17-vjeçare, e cila për 9 muaj është shfrytëzuar si punëtore seksi me pagesë nga tre prej gjashtë pjesëtarëve të një grupi kriminal të drogës që u arrestuan disa ditë më parë.

Burime zyrtare nga dikasteri i rendit bëjnë me dije se adoleshentja S.M., banuese në lagjen “11 Nëntori” të këtij qyteti u arrestua gjatë operacionit të koduar “TABAKANE 2” nga forcat e Sektorit të Luftës Kundër Trafiqeve të Paligjshme.

Nga kryerja e veprimeve hetimore paraprake rezulton se 17- vjeçarja ka ushtruar prostitucion kundrejt një pagese tepër të kushtueshme që arrinte nga 100- 150 euro për çdo klient. Burime zyrtare të Policisë së Qarkut të Elbasanit pohojnë se S.M., gjimnaziste e këtij qyteti ka ushtruar prostitucion gjatë një periudhe 9 mujore.

Nga ana e policisë është zbuluar se aktivitetin e saj adoleshentja e “punësuar” si punëtore seksi e ka kryer në motelet dhe hotelet më luksoze të Elbasanit. Të njëjtat burime bëjnë me dije se 17-vjeçarja ka prostituuar për llogari të Eduard Muzhaqit, Ilir Rrapit dhe Altin Cakës, të cilët janë prangosur për vepra të ndryshme penale. Sipas hetuesve të çështjes, tre personat e arrestuar kohët e fundit si pjesëtarë të një grupi kriminal me përmasa të konsiderueshme kanë mundur të sigurojnë klientë “VIP” për gjimnazisten seksi, e cila ishte nën urdhrat e tyre prej një periudhe afro 1- vjeçare.

Ndërkaq, policia gjatë hetimit ka mundur të zbardhë edhe një listë të gjatë të klientëve, të cilët kanë bërë seks me pagesën ekstra me 17-vjeçaren elbasanase, e cila së fundi ishte bërë tunduese edhe për biznesmenë e politikanë si dhe turistët qejflinj.