PS paraqet sot amendamentet për Gjykatën Administrative

Nga Dinejda
Shkruar ne 19 Mar 2012 ora 9:07am

Tiranë – Gjatë ditës së sotme, Partia Socialiste pritet të bëjë propozimet e saj për Gjykatën Administrative, teksa brenda këtij muaji është parashikuar miratimi i ligjit në Parlament.Amendamentet bëhen pas konsultimeve me grupet e interesit që nga biznesmenët, të lidhur drejtpërdrejt me këtë krijimin e kësaj gjykate, si dhe me avokatët dhe shoqërinë civile.Partia Socialiste ka kërkuar që grupet e interesit të jenë sot prezentë në komisionin parlamentar të Ligjeve, ku do të japin propozimet e tyre.