Qeveria heq TVSH për makineritë e pajisjet e importit, Bregasi: Rrit investimet

Nga Dinejda
Shkruar ne 11 Pri 2012 ora 10:58am

TIRANË- “Biznes Albania” ka përshëndetur vendimin e djeshëm të Task Forcës për heqjen e TVSH-së për makineritë dhe pajisjet e importit. Presidenti i “Biznes Albania” Luan Bregasi, vlerëson se këto vendime do të përmirësojnë klimën e biznesit në vendsi dhe rritje të investimeve.

Bregasi bën me dije se nëpërmjet një letre “Biznes Albania” i kërkon Komisionit të Ekonomisë rishikimin e pr/ligjit për akcizën në dy pika.
“Të hiqet garancia për akcizën vjetore si dhe të mos bëhet parapagimi i akcizës. Parapagimi i akcizës të mos bëhet për shkak të situatës”,- shprehet Bregasi. 

Qeveria përjashton nga taksa mbi vlerën e shtuar makineritë dhe pajisjet që bizneset importojnë nga jashtë kufijve, ndërkohë që zotohet të përmbushë një sërë kërkesash të parashtruar gjatë një takimi të mëparshëm konsultativ që kryeministri pati me përfaqësues të sipërmarrjes shqiptare. Lajmi u dha dje nga Kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së Task Forcës Rregullatore, e kërkuar nga vetë ai për të rishqyrtuar hapat e rinj që pritet të vihen në zbatim për përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit dhe rritjen e konkurrueshmërisë nën sugjerimet e shprehura nga biznesi.