Rama-Berishës: Sot shërbimi shëndetësor merret sipas xhepit

Nga Dinejda
Shkruar ne 11 Maj 2012 ora 12:18pm

TIRANË- “Vdekshmeria foshnjore historikisht e ulet, korrupsioni kurre me i larte ne sherbimin shendetsor,rrenimi i metejshem vazhdon. Duhet rilindje!”, ka qënë ky reagimi i menjëhershëm që kreu i PS Edi Rama ka bërë pas fjalës së kryeministrit Sali Berisha në Konferencën për Shëndetësinë, në faqen e tij personale në Twitter.

Duke postuar dhe një foto, e cila ilustron sipas tij gjedjen në të cilën ndodhet shëndetësia sot, Rama akuzoi kryeministrin se shërbimi shendetesor sot merret sipas xhepit. Ndërkohë që theksoi  se programi i PS ‘Për një Rilindje Shqiptare’ do i japë zgjidhje situatës 

“Sot sherbimi shendetesor merret vetem sipas xhepit, ne do ta garantojme sipas nevojave te cdo qytetari.Me ne Sherbim Kombetar Shendetesor! Sherbimin do e bleje shteti dhe do e ofroje per te gjithe,rruga e sotme con vetem drejt rrenimit te metejshem dhe le jashte te pasiguruarit”,- thekson kreu i PS, Edi Rama.