Reduktoni dhimbjen në shpinë me ushtrime të lehta në vendin e punës.

Nga Dinejda
Shkruar ne 27 Pri 2012 ora 7:21pm

Shëndeti fillon që nga vendosja e drejtë e karriges dhe tavolinës, ngritja e thjeshtë relakson muskujt, ndërsa zgjatja e muskujve të barkut për disa sekonda zvogëlon dhimbjen në shpinë.

Të qëndruarit ulur nga tetë orë në ditë nuk është mirë për shëndetin, veçanërisht për shpinën sepse krijon shtypje në disqet të cilat e mbështesin shpinën për çka ato lëndime janë gjithnjë e më të shpeshta kanë treguar hulumtimet më të reja.

“Për shkak të qëndrimi ulur, shpina është në pozitë të pafavorshme sepse anon përpara çka ndikon në punën e muskujve të shpinës”, – thekson profesori Donald R. Murphy nga Universiteti Providence.

Dhimbjen në shpinë të cilën e shkakton qëndrimi i përditshëm ulur mund ta lehtësoni edhe në punë me disa ushtrime të thjeshta si zgjatjet dhe shëtitjet e lehta, shkruan Fox News.

Filloni nga tavolina dhe karrigia

Hapi i parë i largimit të dhimbjes së shpinës është pajisja e punës. Karrigia duhet të jetë e vendosur ashtu që duart në të të vijnë nën këndin prej 90 shkallësh, respektivisht kyçet tuaja të dorës nuk duhet të jenë më pozitë më të lartë se bërrylat. Karrigia duhet të jetë ergonomike ashtu që ta mbështesë shpinën, ndërsa ekrani i kompjuterit në nivel me sytë ose pak më i ulët.

Këmbët duhen të jenë në tokë dhe kurrsesi nuk duhen të çohen lart, ndërsa shpina duhet të jetë e mbështetur për karrige.

Zgjatuni

Nëse keni mundësi, çohuni çdo gjysmë ore ose një orë nga karrigia dhe zgjatuni. Të qëndruarit gjatë ulur dobëson punën e muskujve të shpinës dhe nxit shtypjen në shpinë. Shëtitja e lehtë dhe disa ulje-ngritje galuc bëjnë mrekulli dhe lehtësojnë pasojat negative të qëndruarit ulur, thekson profesori Murphy.

Ushtrimet e zgjatjes si lëvizjet rrethore të ijëve gjatë të cilave lëviz edhe shpina reduktojnë tensionin në disqe, ndërsa të shkëlqyeshme janë për vendin e punës sepse nuk kërkojnë shumë kohë.

Minipauzat relaksojnë

Madje edhe ngritja më e thjeshtë relakson muskujt. Është e rekomandueshme që gjatë ditës të bëni disa minipauza për t’u relaksuar dhe liruar nga stresi. Gjatë pauzës ngrihuni nga karrigia dhe çdo disa sekonda relaksoni muskujt e shpinës. Kjo do t’ju relaksojë. Le të bëhen këto pauza pjesë e rutinës suaj të përditshme, këshillon profesor Erik Peper nga Universiteti San Francisco.

Forconi muskujt e barkut

Që trupi juaj të përballet sa më lehtë me të qëndruarit ulur forconi muskujt tuaj të barkut. Ushtrimet e barkut do të rrisin efikasitetin e punës së muskujve çka do të reduktojë dhimbjen në shpinë. Në punë këtë mund ta arrini lehtë, me qëndrimin drejt dhe me tërheqjen e muskujve të barkut nga disa sekonda gjatë orarit të punës.