Rikthehen përmbytjet në Shkodër, banorët: Të merren masa

Nga Dorjan
Shkruar ne 21 Pri 2012 ora 3:05pm

SHKODER- Reshjet e shiut të rëna gjatë javës së fundit kanë krijuar probleme në fshtin Obot në komunën Ana e Malit, nga fryrja e lumit Buna.

Dalja nga shtrati e Bunësa ka shkaktuar përmbytje në 15 shtëpi, ndërsa 20 të tjera janë të rrethuara nga uji. Kujtojmë se Oboti është edhe fshati më problematik i të gjitha përmbytjeve që ka kaluar qarku i Shkodrës. 

Banorët kanë apeluar që të merren masa, për të vendosur argjinatura, dhe masa mbrojtëse për të evituar këto probleme. Apel ka lëshuar edhe kreu i komunës, i cili shprehet se rreth 30 hektarë tokë ndodhet nën ujë.

“Toka e përmbytur është e mbjellë nga fshatarët. Ata kanë investuar dhe s’po marrin asnjë prodhim. Kjo ndodh çdo vit, ata s’kanë marrë ende shpërblimet e viteve të tjera. Askush s’po merr masa”, tha kryetari i komunës.