Rita, në vendin e parë me R.I.P

Nga Dinejda
Shkruar ne 14 Maj 2012 ora 11:14am

Rita Ora ka marrë pozitën e parë ne Angli me solo debutimin e saj në këngën “R.I.P” në bashkëpunim me Tinei Tempah – përderisa ka treguar edhe muzikën që ajo e adhuron.

Ajo më parë ka qenë një adhuruese e Celine Dion. “Unë dhe babai i im gjithmonë i kemi kënduar bashkë këngët e saj. Nëse e tërë bota do të ishte kundër ai prapë do ta dëshironte Celine Dion. Këtë sapo ja thashë gazetës The Sun”, ka thënë ajo.

Por, ta harrojmë babain e saj – Rita tani më shumë është e shqetësuar se çfarë thotë JAy Z për këtë gjë.

Ajo ka kënduar këtë vikend edhe në koncertin “Watch The Throne”, në Londër këtë javë. Nuk është edhe keq për një këngëtare të re.