ROBERTS: TË NDAHET KOSOVA

Nga Dorjan
Shkruar ne 08 Pri 2012 ora 4:39pm

Ish ambasadori britanik në Serbi, Ivor Roberts, thotë se për Kosovën duhet të gjendet zgjidhje e re pasi, sipas tij, më pak se gjysma e shteteve anëtare të OKB-së e kanë njohur Kosovën.

Roberts tha se zgjidhja më e logjikshme do të ishte ndarja e Kosovës dhe që pjesa veriore mbi lumin Ibër t’i takojë Serbisë.

Ai bëri thirrje për një lloj të Kongresit të ri të Berlinit “në të cilin kufijtë e AVNOJ-it do të definohen sërish, për të krijuar shtete afatgjata dhe stabile”.

“Për ata që thonë se ky është regres dhe koncesion ndaj nacionalizmit, unë do të thosha se kjo është ajo që besimi në vetëvendosje ka ofruar në këtë rast. Nuk duket e arsyeshme t’i lejohet vetëvendosja Kosovës e jo pjesëve serbe në Kroaci e në Bosnje”, ka thënë Roberts për Politika të Beogradit.

Roberts ishte ambasadori britanik në Beograd nga viti 1994 deri në vitin 1997.