Rona hap debate në rrjetet sociale, Britania kritika të mëdha

Nga Dinejda
Shkruar ne 28 Maj 2012 ora 6:32pm

LONDER-Britanikët gjithmonë kritikë për Shqipërinë në pjesmarrjen në Eurovision. Pas Kejsi Tolës, kur një prezantues e quajti ‘të shëmtuar’, në qendër të kritikave në rrjetet sociale vihet Rona Nishliu.

Sipas Dailymail në rrjetet sociale, Facebook, Twitter dhe Youtube ku është postuar kënga e shqiptares është ngjallur një debat rreth këngës ‘Suus’. Sipas sajtit britanik, ka shumë kritika negative që vendosin pikëpyetje mbi renditjen e Shqipërisë, e pesta në këtë festival.

E përqëndruar në komentet e britanikëve në Twitter, Dailymail sjell komente të tipit ‘Ajo vetëm bërtet, më tremb për vdekje”, ose “E bërtitura e saj tamam si klithma e një njeriu që cohet nga gjumi kur ka parë një ëndërr të keqe”.

Të tjerë fokusohen tek veshja. “Duke si vampir, ose me keq akoma, si një mbretëreshe e ndonjë rrace alienësh”.

Duke se britanikët ishin të nxehur pasi anglezi Englebert Humperdinck ishte disa vende poshtë shqiptares Rona Nishliu.

Por, në fakt ka të tjerë, serbë, gjermanë dhe shumë shqiptarë, që lavdërojnë Rona Nishliun për emocionet e përcjella dhe pjesmarrjen teper artistike në këtë festival. Në Youtube, ‘Suus’ përvecse ka klikime në rritje përditë ka dhe shumë komente pozitive.

“Love from Serbia, she is good!”, (Me dashuri nga Serbia, ajo është shumë e mirë”, komenton dikush.

“Ndaj fitoi Rona se ka vokal, vokal që i mund të gjithë që vuri në ethe skenën”.

Një tjetër koment thotë “Great song, and great voicee !! this song deserves to be the first on the list ,but until ëe have Russia or Serbia is not fer !!” (Këngë e bukur, zë i madh. Kjo këngë meritonte vendet e para, por meqë kemi Russinë dhe Serbinë aty, kjo nuk është e drejtë”.

Shumë komentues shprehen se Rona ngjan me islandezen Bjork. Ndërkohë ekspertë të muzikës e krahasuan me Aretha Franklin.

Rona Nishliu fitoi vendin e peste në Eurovision 2012 në Baku të Azerbajxhanit me 146 pikë duke i siguruar Shqipërisë direkt finalen për vitin e ardhshëm ku festivali pritet të mbahet në Suedi.