Rona Nishliu kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurosong

Nga Dinejda
Shkruar ne 23 Maj 2012 ora 11:17am

Shqipëria është kualifkuar për në finalen e Eurosong, Festivali Europian i Këngës që po zhvillohet në Baku, Azerbajxhan me këngën “Suus” të interpretuar nga Rona Nishliu.

Rona Nishliu këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë në këtë festival ka marrë duartrokitje të gjata të spektatorëve për interpretimin  e saj. Kënga “Suus’ është renditur e gjashta duke kaluar kështu në garën për finalen e Eurovision.

Rona Nishliu, me zërin dhe interpretimin e saj live, ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve me këngën “Suus”.

Këngëtarja nga Kosova ashtu siç kishte deklaruar më parë, këngën ia dedikoi viktimave të tragjedisë së Himarës. Në fund të intrepretimit, Rona Nishliu u largua nga skena e përlotur, pa përshëndetur të pranishmit në shenjë respekti për viktimat e tragjedisë.Për shkak të ditës kombëtare të zisë për tragjedinë e Himarës, gjysmë finalja e festivalit nuk është transmetuar nga Radio Televizionin Shqiptar. Një fakt i tillë u vu në dukje dhe nga prezantuesja e festivalit.