Rovena Dilo: Kam nje padurim artistik per nje kenge te re!

Nga Dinejda
Shkruar ne 26 Maj 2012 ora 4:04pm

Ajo eshte nje nga artistet me te informuara, kulturuara dhe e pergatitur ne shume fusha te artit. Sa here qe bisedon me te, ajo mund te te tregoje gjera pafund; nga letersia, kinematografia boterore, show-bizz-i boteror, spektakli, lexuese e rregullt e gjithe revistave te famshme qe nga “Vogue”, “Elle”, “Maria Clair” etj., persos informacioneve dhe kultures se madhe muzikore qe per hir te se vertetes ne brezin e ri te artisteve gjendet me pakice. Eshte i gjithe ky “background” qe reflektohet ne sjelljet, ne zgjedhjet dhe iniciativat qe ajo ndermerr. Rovena Dilo, kengetarja qe shquhet per kenge te rralla, por ama cilesore dhe te spikatura, te marten ne mbremje do te vije ne rolin e prezantueses ne mbremjen “Gala” te ndarjes se cmimeve artistike te Akademise Kult.

Ne fakt, per shume qe nuk e dine fillesat e Rovenes ne art, kane nisur pikerisht ne rolin e prezantueses. Gati dy dekada me pare, ajo se bashku me Adi Krasten prezantonin nje program te perjavshem muzikor, ne ekranin e vetem shqiptar te aso kohe, TVSH. Sot ne kete interviste te shkurter per faqet e “Summer Time” ajo ndan disa nga emocionet e ketij eventi te rendesishem artistik, ndersa na tregon edhe deshiren e padurimte per nje kenge te re!

Rovena, do te prezantoni edicionin e radhes se ndarjes se cmimeve te Akademise Kult. Cfare vlere ka per ju ky prezantim?

Akademia Kult eshte nje eveniment shume prestigjioz. Eshte fat qe nje iniciative private beri te mundur rrugetimin e saj. Cdo vit ajo pret eliten e artit shqiptar, e vlereson, e nxit, e kujton ne formen e nje konkurrimi dinjitoz. Kjo Akademi me ka kerkuar dhe besuar prezantimin e nates Gala te dhenies se cmimeve se bashku me aktorin dhe regjisorin e mirenjohur Mevlan Shanaj. A ka gje me te bukur dhe ngazelluese. I falenderoj per kete pergjegjesi dhe u jam mirenjohese.

Para disa vitesh jeni vleresuar nga kjo Akademi per Albumin me te mire. Si e kujtoni sot?

Akademia Kult me cmimet e saj po kthehet ne nje tradite. Bota e artit e pret ate te ndodhe. Ashtu sic pret publiku evenimentet e bukura, po ashtu e presim ne artistet kete ngjarje tonen. Dhe mendoni sa vleresuese eshte, madje do te thosha nje perkedhelje ne seder kur kupton qe komuniteti yt te ka votuar dhe nderuar me nje cmim. Eshte nje kujtim i bukur dhe kaq domethenes. Per me teper qe statuja tipike e Kult (lavdi Zotit qe ka mbetur po ajo) ma kujton vazhdimisht.

Nderkaq, keni qene prej vitesh ne jurine e kesaj akademie. Ne cilen pozite ndiheni me mire, ate te kengetares ne konkurrim, te anetares se jurise apo tani qe do te jeni ne prezantim?

Fale talentit qe me ka sjelle famen si kengetare dhe nje formimi te gjere kulturor, moderimi eshte nje proces logjik dhe i shpenguar per mua. Te tria keto nderthuren lehtesisht dhe vetem se me ndihmojne te plotesohem edhe me.

Per sa i perket muzikes, po planifikoni dicka te re se fundmi?

Jam ne fazen e nje padurimi artistik. Ka ardhur koha per nje kenge te re, por te mire. Qe kerkon emocion dhe une jam gati t’ia jap.

Rovena, ju jeni nder personazhet me elegante te ekranit, dhe nder ata artiste qe krijoni dhe sillni kenge vetem kur jeni e bindur se materiali i ri muzikor i juaj do te jete nje sukses. Cfare keshille do t’u jepnit artisteve te reja, shume prej te cilave ju shohin model?

Po nje keshille do t’ua jepja; duket sikur nuk ka lidhje me aspektin artistik, por eshte thelbesor per njeriun dhe sidomos artistin. Respektoni veten dhe vetem atehere te tjeret do t’ju respektojne dhe do t’ju vleresojne per te gjitha ato qe beni dhe qe deshironi te arrini!

Mos e neglizhoni asnjehere kete!

Mendon se gjykimi i publikut eshte sot vleresimi me i mire ne muzike?

Publiku dhe vetem ai te jep kredite. Ai di te vleresoje edhe kur hesht ai e thote fjalen e tij. Ai madje di te kategorizoje me mire dhe me sakte se shume nga “gjoja” specialistet qe na rrethojne. E dua publikun dhe kam shume pergjegjesi karshi tij.