Rovena Stefa, Këngëtarja e Prishtinës dhe e Tiranës.

Nga Dinejda
Shkruar ne 18 Pri 2012 ora 11:31am

Nuk preferon ta shikojë veten, por më shumë ta dëgjojë në radio. Këngëtarja më e klikuar shqiptare Rovena Stefa ka dy vjet që një pjesë të madhe të kohës e jeton në Prishtinë, ndërsa për ne e ka rrëfyer rehatinë e saj në muzikën popullore, madje ajo është shumë e lumtur dhe krenohet për këtë.

Artistja e ftuar në “Top Vip” në Top Kosova Radio ka treguar se së shpejti do të vijë më një video në 3D, shumë interesante dhe më vonë do të vijë me një duet me një vajzë të vogël, e cila është mbesa e familjes Jashari.

Ajo ka treguar edhe për disa kritika që i kanë ardhur “anonime” për fotot e nxehta, por këngëtarja na tha se këto foto duhet të shikohen në plan më të gjerë. Po ku ndihet dhe pritet më mirë këngëtarja Stefa, në Prishtinë, apo Tiranë? Ne kështu e quajtëm intervistën ‘Mix-Max”, “Në Prishtinë, apo në Tiranë”!

Për të jetuar më mirë në Tiranë, apo në Prishtinë”
Rovena Stefa: Me hop-hope në Prishtinë, edhe në Tiranë. Në disa raste në Prishtinë, e disa raste atje, por do të them në të dyja.


Djemtë e pashëm më shumë në Tiranë, apo në Prishtinë?
Rovena Stefa: Do të them në Prishtinë, por nëse do të flasim për të tjera qytete, se nëse do të thoshin në Prizren, apo në Shkodër, do të thosha për qytetin e dytë. Por, them në Prishtinë, pasi në Tiranë ka më shumë femra të bukura.

Thashetheme bëhen më shumë në Tiranë, apo në Prishtinë?
Rovena Stefa: Nuk besoj se ka ndonjë ndryshim, thashetheme ka kudo, edhe atje dhe këtu, siç ndodh edhe në mbarë botën.

Jeta e natës më interesante në Tiranë, apo në Prishtinë?
Rovena Stefa: Këtu në Prishtinë jeta është interesante, por ndoshta dikush tjetër thotë në Tiranë, por unë e kam bërë jetën e natës në Tiranë.

Para më tepër në Tiranë, apo në Prishtinë?
Rovena Stefa: Në Durrës gjatë verës.

Më tepër merr gjoba në Tiranë, apo në Prishtinë?
Rovena Stefa: Jam shumë e kujdesshme, nuk marrë hiq gjoba.

E duan më tepër Rovenën në Tiranë, apo në Prishtinë?
Rovena Stefa: Po të bëjmë ndonjë sondazh, besoj se Tirana ka popullsi më të madhe, kështu që të themi në Tiranë.

Ushqimet të shijojnë më tepër në Tiranë, apo në Prishtinë?
Rovena Stefa: Ka restorante shumë të mira në Tiranë, ka edhe në Prishtinë, në të dyja më shijojnë ushqimet.

Kolegët të shohin rivale më shumë në Tiranë, apo në Prishtinë?
Rovena Stefa: Për këtë duhet t’i pyesësh ata, nuk e di.

Dasma e Rovenës do të bëhet në Tiranë, apo në Prishtinë?
Rovena Stefa: Hahha (qesh). Në kufirin Qafë-Morinë-Kukës-Prizren. Nuk e di, varet, dasma tri orë është larg, mund të bëhet në Prishtinë, edhe në Tiranë, i kënaqim të gjithë të ftuarit, pse jo.