Rozana Radi pjese e nje filmi anglez.

Nga Dinejda
Shkruar ne 27 Mar 2012 ora 10:26pm

Kemi mesuar se Rozana Radi gjendet prej pak ditesh ne Londer dhe qendrimi i saj ne kryeqytetin britanik do te jete i gjate.

Kete here Rozana nuk ka vajtur vetem si e ftuar per te kenduar, por krahas kesaj edhe per te realizuar audicionin per nje film, i cili eshte nje produksion shqiptar, por me kast aktoresh angleze.

Vete Rozana eshte shprehur shume entuziaste ne lidhje me kete projekt te ri dhe shpreson shume qe audicioni te shkoje mire  dhe ajo ta fitoje kete rol.

E nese ndodh vertet keshtu, atehere ajo do te duhet t’i thote mirupafshim per disa kohe Tiranes dhe te shperngulet ne Londer, ku do te behet edhe xhirimi i filmit. Ne fakt, kohet e fundit Rozanen e kemi pare shume te angazhuar ne projektet muzikore dhe duket sikur e kishte lene pak pas dore dashurine e saj te madhe, aktrimin, te cilin e ka dhe profesion primar, duke qene se per te eshte diplomuar. Por ja ku duket se nje mundesi e arte po i troket ne dere. Edhe pse nuk kemi me shume informacion ne lidhje me projektin dhe per cfare filmi dhe produksioni behet fjale konkretisht, ne i urojme fat!