Rrëfehet Viktor Gushi: Ja si e vrava arkëtaren e bankës

Nga Dorjan
Shkruar ne 30 Mar 2012 ora 4:42pm

TIRANË- Policia e Tiranës servir për median pamjet filmike të rrëfimit të Viktor Gushit në shtëpinë e tij në momentin e sekuestrimit të armës dhe elementëve të tjerë të përdorura gjatë grabitjeve dhe vrasjeve në kryeqytet.

Në këto pamje duket qetësia e 44-vjecarit, i cili rrëfen shumë qetësisht krimet e kryera për oficerët e policisë gjyqësore por edhe për edhe për oficerët e policisë së Tiranës.

I pyetur se pse ka qëlluar nga jashtë policin e sigurisë së bankës, Gushi rrëfen, “E qëllova se ai ishte i armatosur rëndë…ndërsa argjendarit kur shkova të grabis i thashë të mos lëvizte nga vendi, por ai nuk më dëgjoi shkoi tek cepi i argjendarisë, ndërsa një dorë e mbante gjithmonë poshtë dhe unë e qëllova”, shprehet ai.

Në rrëfimin e tij, Gushi pranan se, “Vendet që do vidhja i studioja për rreth 1 muaj, shifja që të mos kishte kamera për rreth 300 metra”, thotë ai.

I pyetur edhe për një plagosje tjetër gjatë tentativave të tij të grabitjes, Gushi shprehet se “Ajo më ofendoi, më tha maskara, ndaj e plagosa”.

Ai më pas ka treguar edhe mënyrën se si ka siguruar armët dhe fishekët. “ Një pistoletë pasi kreva krimin e kam hedhur në lumin Lana, ka qenë një Zastava e vogël…Pistoletën TT e kam blerë tek rruga “Bardhyl”, 600 mijë lekë, e bleva me gjithë fishekë dhe tani s’kam më fishekë. Ndërsa pistoletën e parë e bleva tek Zogu i Ti, 250 mijë lekë”, thotë ai.

Ai rrëfen se çdo punonjës banke, apo poste që refuzonte t’i jepte paratë dhe aktivizonte alarmin Gushi e qëllonte.