Rubens: Ju tregoj te verteten per fotot e Gentes

Nga Dorjan
Shkruar ne 10 Pri 2012 ora 2:07pm

Hobin e saj per te lundruar ne rrjetet sociale ne internet, Genta e BB 5 e ka pohuar vete me gojen e saj ne spektakel gjate qendrimit ne loje, ndersa ka treguar se e gdhinte gjithe naten duke chat-uar ne facebook. Por pothuaj askujt s’do i shkonte mendja se 22-vjeçarja nga Babani i Devollit, te ishte me shume e avancuar dhe se moshataret e saj qe jetojne ne Tirane.
Disa foto “hot” te botuara ne faqet roze te gazetave e ne site te ndryshme kane zbuluar anen tjeter te saj. Ne skeden e saj prezantuese para hyrjes ne BB, ajo pohoi se fotografite ishin nje nga hobet e saj, perveç librave dhe muzikes. Ndaj per historine e fotove gjysme nudo, qe tashme po qarkullojne ne internet, tregon i dashuri i saj prej pese vitesh, Rubensi. Pasioni i tyre i perbashket per te realizuar foto artistike, dhe profili i perbashket qe kishin ne rrjetin social “http://www. fuckbook.com/ prej dy vitesh me emrin “Çifti i çmendur”.
Rubens, para nje jave u publikuan disa foto provokuese te Gentes, ku pozonte me te brendshme. Ç’mund te thuash?
Une u ndjeva i shokuar, kur pashe foto te Gentes ne qarkullim. Me erdhi realisht keq per te ne kete rast, dhe mendoj qeajo do te behet shume keq kur te dale nga loja dhe te perballet me kete fakt.
Ti ke qene ne nje lidhje me Genten prej 5 vitesh, ishe ne dijeni te fotove te tilla?
Po, kam qene ne dijeni, pasi une dhe ajo i kishim pasion fotot ne pergjithesi dhe sidomos fotot artistike. Kemi realizuar shume foto bashke, pasi une dhe Genta kemi pasur nje histori dashurie vertet plot aventura, dhe fotot ishin nje pjese e aventurave tona.
Nderkohe dime qe keto foto provokuese te Gentes jane marre nga nje rrjet social qe quhet “fuckbook”. Ç’mund te na tregosh me shume?
Po, e vertete qe fotot i kishim hedhur une dhe Genta para dy vitesh ne profilin tone te perbashket qe kishim ne rrjetin social “fuckbook”. Ne ishim pjese e ketij rrjeti social me emrin “Çifti i çmendur”, dhe e administronim te dy.
Si u ndjeve kur i pe te botuara, te kishte shkuar mendja qe ato mund te zbuloheshin nga dikush tani qe Genta eshte pjese e nje “reality”?
Ne fakt, siç e thashe, s’u ndjeva fare mire, madje m’u duk nje guxim i tepruar nga gazetat. Ne e kishim hapur ate profil per qejfin tone, duke qene se jemi shume te rinj dhe s’ka asgje te keqe ne kete mes. Tashme ai profil nuk ekziston me, pasi e çaktivizova. Mund te them qe ekzistonte dhe nje profil tjeter nderkohe, ishte me te njejtin emer dhe aty kishim hedhur mbi 30 foto.
Çfare eshte ky rrjeti “fuckbook”, ka shume shqiptare ne te?
Ky eshte nje rrjet social i ngjashem me facebook, dhe ku njerezit zbulojne anen e tyre seksuale apo joshese me foto te tilla provokuese. Ka vertet shume shqiptare te regjistruar ne kete rrjet social.
Pse ky pasion juaji per te realizuar foto te tilla, pse i benit keto foto?
Nuk do flas ne asnje rast per te treguar me shume si dhe pse jane bere ato foto. Se ne te vertete me vjen keq per Genten, nuk kam pse t’i hedh akoma benzine zjarrit.

Fantazia e Gentes per t’u shfaqur e shfrenuar ne “fuckbook”
Me shume sesa realizimi i fotove provokuese, ku shfaqej dhe fantazia seksuale e Gentes, beri pershtypje fakti se pse ajo i kishte hedhur keto foto ne rrjetin social “fuckbook”, prej nga u moren fotot. Ne pozat e siperpermendura, ajo u shfaq vetem me te brendshme, duke treguar edhe te pasmet e saj. Ne fotot qe kane ekzistuar prej dy vitesh ne kete rrjet, ajo pozon ne pozicione te ndryshme seksuale njesoj si nje pornostar. Ne rrjetin fuckbook, jane te regjistruar miliona njerez nga e gjitha bota, ku presupozohet qe jane pa tabu dhe komplekse per te shfaqur nepermjet fotove anen e tyre seksuale, dhe te krijojne lidhje te reja vetem per seks. Nje nga filozofite e ketij rrjeti eshte se çdo gje qe eshte fantazi, ketu behet realitet”, dhe eshte komentuar si nje nga rrjetet e duhura per personat e dhene pas seksit.