Rubensi: Genta i nxori fotot vetë, është e sëmurë për famë

Nga Dinejda
Shkruar ne 26 Maj 2012 ora 4:16pm

Emrin e tij e kemi ndeshur dendur këto kohët e fundit në faqet e gazetave rozë. Rubens Shehu, ish i dashuri i Gentës së “BB5”, i akuzuar nga shumëkush si personi që i ka publikuar fotot, sjell sot një version shumë interesant të ngjarjes. Le të lexojmë bashkë për më shumë rrëfimin e tij.Do ta takosh Genten, apo kjo histori tashmë nga ana jote konsiderohet e mbyllur?
Ajo histori është e mbyllur për mua, Genta në sytë e mi është një hiç.
E ke ndjekur Gentën brenda. Ka thënë që edhe sikur të duash ti, s’do të takojë. Si mendon?
Që të tregohem i sinqertë Gentën e kam ndjekur shumë pak, për të mos thënë fare. Për ato çfarë thotë Genta për mua, i marr informacionet nëpërmjet friends-ve të mi në ‘facebook’. Po, më kanë treguar që ajo ka thënë se nuk do të më takojë edhe sikur të dua unë ta takoj. Për mua s’është aspak problem nëse nuk e takoj, përkundrazi më bëhet qejfi që do jem rehat, dhe s’do e kem më Gentën nëpër këmbë.
Kush i nxori fotot?
Sa për fotot di të them vetëm që nuk i kam nxjerrë unë. Shumë njerëz më fajësojnë mua, por unë s’kam të bëj fare me publikimin e fotove.
Në fakt, ai profil ekzistonte dhe ju të dy ishit në dijeni. Fotot ishin të bllokuara përpara se ajo të hynte në “BB”. Pse u aktivizuan dhe nga kush?
Kush tha që ato foto kanë qenë të ç’aktivizuara? Adresa ka qenë e Gentës dhe password-in e ka pasur vetë, nuk e di se ç’ka bërë ajo. Genta është e sëmurë për t’u bërë e famshme, mbase dhe ja ka lënë ndonjë mikeshës së saj që t’ia publikojë për të fituar audiencë…Ashtu siç ia ka lënë edhe password-in e ‘facebook’-ut shoqeve të saj, të cilat e hapin ‘facebook’-un e Gentës herë pas here…Nga ajo femër çfarë nuk pret.
Ajo pse të fajësonte ty? Përmendi profile, fotot, të tha: Ti i ke nxjerrë Rubens…Tha edhe që ti e kishe kërcënuar që nëse futej, do t’ia nxirrje.
E thëna me të bërën janë pak larg…Dhe nëse do të isha unë ai që i ka publikuar fotot, nuk do dilja fare në skenë. Por unë s’kam të bëj fare me publikimin e fotove dhe nuk e vras shumë mendjen.Është thënë që fotot janë të montuara, ti që i ke parë si të duken? Janë të vërteta?
(Qesh). Të montuara?! Kur i kam parë, e kam kuptuar që janë të sajat, kaq mund të them. Kam kuptuar edhe që Genta ka pak celulit, duhet ta kishte menduar këtë gjë para se të bënte ato foto, pasi jo kushdo ia ka pëlqyer trupin.
Po pistoleta nga doli, ku e gjetët?
Pistoleta ka qenë lodër, janë mbushur dyqanet plot me të tilla…Në ditët e sotme nuk është problem për të gjetur një pistoletë lodër.
Fotot i ke bërë ti besoj?
Disa prej fotove po, unë i kam bërë, me aparatin e Gentës ama dhe ato kanë qenë të ruajtura në laptopin e saj.
Një tjetër djalë ka deklaruar se e pret jashtë për t’i propozuar. E njeh? Ka pasur ajo një lidhje paralele, të cilën nuk ke arritur ta kontrollosh? Apo bëhet fjalë thjesht për një simpati nga ana e tij?
Po, unë jam takuar me atë djalë. Është shumë djalë i mirë dhe pavarësisht se kanë dalë artikuj që ai gjasme e do për t’u fejuar, kanë qenë artikuj të shkruar nga vetë gazetarët.
Do ta falje nëse do të ishte fituesja e reality show-t? Do të të shijonin 100 milionët?
As që bëhet fjalë, jo për 100 milionë, por edhe për një miliardë nuk rikthehem. Nuk kam akoma kohë për të humbur pas femrave si puna e Gentës.
A ke komunikuar me familjarët e saj, pas shfaqjes në spektakël?
Jo, me familjarët e saj as kam komunikuar dhe as nuk e kam në plan që të komunikoj. Jo për gjë, por s’kam… Ata nëse duan le të më takojnë dhe të sqarohen me mua për ndonjë paqartësi.
Ata kanë thënë që kur të dalë Genta do të të denoncojnë, ç’mund të na thuash për këtë?
E mirëpres denoncimin e Gentës, nuk kam frikë, se atëherë do dalë e vërteta lakuriqe për Gentën dhe për fotot…Vetëm atëherë do ta njohë publiku Gentën e vërtetë.
Po kërcënime anonime kanë mbërritur në adresën tënde?
Po, kërcënime kam pasur me shumicë në telefon, por asnjë nuk më ka dalë përpara pavarësisht se nuk i jam shmangur, por i kam mirëpritur, kushdo qofshin ata.
Familja jote si ka reaguar në këtë situatë?
Normalisht edhe familja ime është nën presion, se bëhet fjalë për djalin e tyre, të cilin po e akuzojnë pa të drejtë. Plus që edhe ata kanë marrë fjalë të dërguara nga familja e Gentës si formë kërcënimi, që do t’jua fusim djalin në burg…Për këtë gjë më vjen inat, se ata nuk po presin që të dalë vajza e tyre nga “BB” dhe të sqarohen si është puna, por direkt dhe i japin të drejtë asaj…Megjithatë edhe shumë faj nuk u vë, pasi e kanë fëmijën e tyre. Dhe gjynah që e kanë se babai i Gentës me të vërtetë është shumë njeri i mirë, sa për të ëmën s’kam ç’të flas, se nuk e njoh (qesh).
Kur e takove Gentën, çfarë ndjeve?
Një dëshirë shumë të madhe, aq sa mezi u përmbajta pa e pështyrë në fytyrë. Më vjen inat që nuk e bëra.
Të udhëzuan përpara se të futeshe në shtëpi nga produksioni?
Normalisht që po, se ai është një show televiziv dhe aty s’mund të futet kushdo dhe të bëjë çfarë të dojë.
Aktualisht me çfarë merresh Rubens dhe a ka një vajzë tjetër në jetën tënde?
Ashtu siç e kam thënë dhe në intervista të tjera, unë kam qenë i fejuar, por jo me Gentën që të mos keqkuptohemi dhe këto kohë po kaloj momente krize, vajzë tjetër nuk ka në jetën time.