RUSET, REKORD PËR GJOKSIN MË TË MADH, SHQIPTARET- MESATAR

Nga Dorjan
Shkruar ne 25 Pri 2012 ora 9:22pm

Portali në internet TargetMap ka përgatitur një hartë të botës në varësi të madhësisë së gjoksit tek femrat. Sa më e kuqe harta, aq më e madhe madhësia e gjoksit. Në krye të listës botërore qëndron Rusia dhe vendet skandinave. Me një përllogaritje nga 1-5 sipas madhësisë së gjoksit, rusët janë rekord me numrin pesë. Ndërkohë shqiptaret, njësoj si greket dhe serbet, kanë numrin tre. Maqedonia është më dobët në rajon me numrin 2, ndërkohë që Bosnja e Kroacia kanë numrin 4.

Para pak kohësh TargetMap pati botuar një hartë të vendeve të botës në varësi të madhësisë së penisit. Në krye qëndronte Kongo me 17.94 centimetër. Në fund koreanojugorët me 9.66 centimetër.