Samanta Karavello dhe Flori, këto ditë lançojnë duetin.

Nga Dinejda
Shkruar ne 11 Mar 2012 ora 8:15am

Vajza me zërin e veçantë Samanta Karavello, gjatë këtyre viteve ka provuar bashkëpunime me kompozitorë të ndryshëm. Ajo ka duet me Royn, me Stinën, por ka dhe këngë me Big Bastën. Thuhet se me këtë të fundit ka pasur një sherr, që e dërgoi atë të kërkonte kompozitor tjetër. Këtë herë mësojmë se këngëtarja i është rikthyer sërish Flori Mumajesit dhe së shpejti do të ketë një duet me producentin më të kërkuar shqiptar, i cili, nga ana e tij, gjithashtu ka pasur bashkëpunime të sukses shme me shumë këngëtarë. Ky do të jetë bashkëpunimi më i ri i tyre dhe pritet të dalë këto ditë, ndërkaq mësohet se Samanta është duke përgatitur edhe disa këngë të reja që pret t’i lançojë në prag të stinës së verës.