Sarandë, aksidentohet me motorr një 16-vjeçar, niset me helikopter drejt Tiranës

Nga Dorjan
Shkruar ne 30 Mar 2012 ora 6:25pm

SARANDË- Një adoleshent nga Saranda është aksidentuar sot rëndë, ndërsa inspektoriati i qarkullimit ka nisur hetimet, sipas policisë.

Aksidenti ka ardhur si pasojë e përplasjes së motorrit me një kamion të parkuar buzë rrugës, ngjarje kjo e ndodhur në afërsi të “Grand Hotel” në Sarandë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Renato Llomi, 16 vjeç, vijon policia, ka humbur kontrollin e drejtimit të motorçikletës që kishte marrë me qera, si pasojë e shpejtësisë, gjë që ka bërë të pamundur shmangien e aksidentit.

“Gjëndja shëndetësore e 16 vjeçari është e rëndë dhe për këtë arsye ai është dërguar me helikopter drejt Tiranës”, tha, Ben Vogli, drejtori i spitalit të Sarandës.