Sarandë, droga në kompleksin turistik, 5 në pranga.

Nga Dinejda
Shkruar ne 27 Pri 2012 ora 6:42pm

SARANDË- 5 persona janë vënë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, lidhur me drogën e sekuestruar një ditë më parë brenda kompleksit turistik të Kakomese në zonën e Sarandës.

Policia bën të ditur se të 6 personat shërbenin si roje në kompleks dhe kishin për detyrë të ruanin e pengonin policine që të hynte në ambientet e rrethuara si dhe për të ngarkuar lëndën narkotike në mjetin lundrues. 

Në pranga janë vënë Dritan Binjakaj 39-vjec, Edmond Ferraj 28-vjec, Glikor Konomi 20-vjec, Ferik Xhelili 22- vjec dhe Arsim Binjakaj 18-vjec, ndërsa është shpallur në kërkim 28-vjecari Bledar Binjakaj.

Pas peshimit të drogës ka rezultuaar se ishin 2 ton e rreth 80 kg kanabis sativa e vendosur në 172 pako dhe dyshohet me destinacion Greqinë. Policia sekuestroi disa automjete dhe një arsenal të madh armësh.