Sarandë, kapen 2 ton hashash në një kamion të braktisur.

Nga Dinejda
Shkruar ne 26 Pri 2012 ora 9:52am

SARANDE – Policia kufitare e Sarandës sekuestroi rreth mesnatës 2 ton lëndë narkotike, e llojit hashash. Mësohet se droga është gjetur në një kamion të braktisur në gjirin e Kakomesë.
Burime nga policia bënë të ditur se lënda narkotike u gjet në kamionin me targa të Vlorës 2269 C dhe dyshohet se  kishte destinacion shtetin grek. 

Mësohet se policia kufitare pikasi edhe një gomone në afërsi të zonës ku u gjet droga, por nuk arriti ta kapte atë. Gomonia që dyshohet se do transportonte drogën mori drejtim për në Kanalin e Korfuzit, duke hyrë në ujërat greke.

Nga operacioni policor nuk asnjë të arrestuar ndërsa policia po vijon hetimet për të identifikuar pronarin e kamionit të braktisur si dhe poseduesit e drogës.