SARANDË, KAPEN 300 KG HASHASH, TRE NË KËRKIM

Nga Dorjan
Shkruar ne 23 Mar 2012 ora 9:28pm

Policia sekuestron 300 kg lende narkotike te llojit cannabis sativa,e cila dyshohet se ishte nisur ne drejtim te Greqise.. Lënda narkotike po transportohej me mushka ndërsa bllokimi është bërë afër pyjeve të Sorones në Sarandë.

Policia nuk ka mundur të arrestojë persona të cilët po kryenin trafikimin e lëndës narkotike.

Bëhet e ditur se të paktën tre persona janë shpallur në kërkim pasi dyshohet si ishin trafikantët që po kryenin transportin e drogës.

Me të njëjtën mënyrë transporti pak ditë më parë po transportohej nga Lazarati për në Delvinë dhe më pas të kalohej në Greqi një sasi prej 140 kg marijuanë por policia e arriti të kapë trafikantët.