Sarandë, tentoi të vrasë fqinjin, pranga 45-vjecarit

Nga Dorjan
Shkruar ne 09 Apr 2012 ora 2:33pm

SARANDË- Tenton të vrasë fqinjin e tij, arrestohet 45-vjecari në Sarandë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Cerkovic.

Sipas policisë autori Andrea Papa ka shkuar pranë banesës së 59-vjecarit O.Xh dhe ka qëlluar me armë zjarri disa herë në drejtim të ndërtesës.

Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur rëndë i zoti i shtëpisë, ndërsa policia arrestoi 45-vjecarin. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit, ndërkohë policia bën me dije se Papa do të përballet me akuzën e tentativës për ‘vrasje me dashje’ si dhe ‘prodhim e armëmbajtje pa leje’.