SEKS ME TË BIJËN TRE VJET RADHAZI: NDIHESHA KRENAR

Nga Dorjan
Shkruar ne 20 Mar 2012 ora 5:05pm

Tronditet grupi hetimor nga dëshmia: E përdhunoja se e doja shumë!

Durrës, prangoset 48-vjeçari i kërkuar në Itali për incest.

Përdhunonte sistematikisht vajzën e tij, arrestohet për llogari të drejtësisë italiane 48-vjeçari nga Sukthi. Haxhi K., 48 vjeç, nga fshati Katund Sukth, është arrestuar nga Policia e Durrësit për llogari të policisë italiane. Sipas Policisë, 48-vjeçari gjatë kohës që ka punuar e jetuar së bashku me familjen e tij ka ushtruar sistematikisht marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj vajzës së tij minorene. Mësohet se ngjarja për të cilën ai akuzohet, ka ndodhur në Itali, ku shtetasi në fjalë, përgjatë periudhës 1 korrik 2006 deri më 30 gusht 2009, ka kryer disa herë akte seksuale ndaj vajzës së tij të mitur 14-vjeçare. Vetë autori e ka pranuar atë që ka ndodhur, duke u shprehur në Policinë e Durrësit: Ndihesha krenar!
Arrestimi
Policia e Durrësit me anë të një njoftimi për shtyp deklaroi se ka arrestuar për llogari të drejtësisë italiane 48-vjeçarin nga Sukthi. “Sot, (dje) më datë 19.03.2012, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak arritën të kapin një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Italisë. Shtetasi Haxhi K., i vitlindjes 1964, banues në Katund Sukth në Durrës, është shpallur në kërkim nga Interpol Roma më datë 25.10.2011, pasi Gjykata e Riminit Itali, më datë 14.05.2011 ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale të ushtrimit të dhunës seksuale ndaj një minoreneje, vajzës së tij”, deklarohet në njoftimin zyrtar të Policisë së Durrësit. Ndonëse vajza është dhunuar sistematikisht përgjatë një harku prej tri vitesh nga babai i saj, ajo nuk ka treguar asgjë në lidhje me atë që po i ndodhte. Ajo ishte shumë e tronditur, pasi ishte vetëm 12 vjeçe kur u përdhunua nga njeriu që duhej ta mbronte, babai i saj. Sipas Policisë së Durrësit, rreth 6 vjet më parë, Haxhi. K., 48 vjeç, ka detyruar të bijën t’i nënshtrohej “epsheve” të tij dhe marrëdhënia brenda gjinisë ka vazhduar për gati tre vjet. Asnjë nga familjarët nuk kishte mundur të diktonte dhunimin, ndërsa vajza nuk mund të fliste, pasi i ati e kishte detyruar të heshte. Ndaj, për më shumë se tre vjet vajza kishte mundur të mbante të fshehtë torturat që i vinin nga babai i saj. Për t’i dhënë fund gjendjes në të cilën ndodhej, është dashur ndërhyrja e së ëmës, pasi ka qenë kjo e fundit që ka zbuluar aktin e turpshëm që bashkëshorti i saj ushtronte mbi të bijën. Ajo i është drejtuar menjëherë policisë italiane për të bërë denoncimin përkatës. Menjëherë pas denoncimit që nëna e vajzës ka bërë ndaj bashkëshortit të saj, njëkohësisht babai i të miturës, policia italiane nisi një aksion për arrestimin e 48-vjeçarit. Por ndërkohë që karabinierët i janë drejtuar banesës së 48-vjeçarit në Rimini për ta arrestuar atë, Haxhiu ka mundur të largohet nga qyteti dhe më pas edhe nga Italia. Për t’i shpëtuar arrestimit, 48-vjeçari ishte strehuar në vendlindjen e tij, në Sukth, për të përfunduar në prangat e policisë vetëm pas një arratisjeje disamujore.
Dëshmia e 48-vjeçarit
Burime zyrtare të Policisë bëjnë me dije se 48-vjeçari, pas arrestimit ka rrëfyer në Komisariatin e Durrësit gjithçka që ka ndodhur përgjatë viteve 2006-2009. Ai madje ka pranuar përpara grupit hetimor kryerjen e akteve të turpshme me të bijën, e cila ishte vetëm 14 vjeçe. 48-vjeçari ka pohuar te hetuesit se incestin me të bijën e kishte nisur që kur e bija ishte në moshën 12-vjeçare dhe sipas hetuesve nuk ka shfaqur shenja pendimi, madje e ka cilësuar si një akt që duhet të kishte ndodhur. “Unë e dua vajzën time, ndaj kryeja marrëdhënie seksuale me të. Është një akt që duhej të ndodhte, madje jam krenar”. Më shumë sesa historia e incestit, hetuesit e çështjes i ka tronditur pohimi me plot gojën i 48-vjeçarit Haxhi K., i pandërgjegjshëm për dramat që i ka shkaktuar familjes së tij. Materialet procedurale në ngarkim të 48-vjeçarit i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Durrës, e cila do të nisë menjëherë nga procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë, vend ku ai ka kryer edhe aktin e turpshëm.