Sekuestrohen 118 kg lëndë narkotike në kufirin shqiptaro-grek

Nga Dinejda
Shkruar ne 16 Maj 2012 ora 11:23am

JANINE – Rreth 118 kg kanabis sativa janë sekuestruar sot në kufirin shqiptaro-grek, ndërsa dy persona kanë rënë në prangat e policisë, si edhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Policia kufitare e Delvinaqit, në Janinë, ka pikasur një makinë që vinte nga kufiri me Shqipërinë dhe i ka bërë shenjë të ndalojë, por drejtuesi i mjetit nuk i është përgjigjur urdhrit.

Pas disa minutash ndjekje, forcat e policisë kanë bërë të mundur ndalimin e makinës, si edhe arrestimin e drejtuesit te saj, një 52-vjeçar grek, dhe një prej pasagjerëve. Ndërkohë një 30-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është shpallur në kërkim.

Nga kontrolli i ushtruar në makinë është gjetur edhe sasia e lëndës narkotike, e fshehur në 4 çanta.