Sekuestrohet në një lokal të Konispolit 8.4 kg kanabis, arrestohet pronari

Nga Dorjan
Shkruar ne 27 Mar 2012 ora 9:43pm

SARANDË– Policia e Sarandës sekuestroi sot në mjediset e një lokali në Konispol, 8.4 kg kanabis sativa, me destinacion shitje tregun grek.

Burime zyrtare nga uniformat blu në qytetin bregdetar bëjnë të ditur se, lënda narkotike u gjet në ambjentet e lokalit në pronësi të 36 vjeçarit Admir Çakalli, ndaj të cilit edhe u mor masa e arrestit.

Referuar burimeve mësohet se droga, e gatëshme për shitje, ishte në pritje të trafikimit drejt Igumenicës, Greqi.