Sërish rrahje të shqiptarëve në Maqedoni

Nga Dorjan
Shkruar ne 15 Mar 2012 ora 10:33pm

Shkup-Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bëri të ditur për dy incidente që kanë ndodhur dje në mbrëmje, informon agjencia INA.

Incidenti i parë është regjistruar në lagjen Fushë Topanë të Shkupit, ku siç thuhet është rrahur një 17 vjeçar nga 10 persona të panjohur.

Incidenti ka ndodhur kur 17 vjeçari po lëvizte në këtë zonë dhe për një moment është sulmuar dhe rrahur fizikisht nga personat e panjohur. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të personave.

Incidenti i dytë ka ndodhur në Tetovë kur një nxënës 14 vjeçar i shkollës fillore “Kiril dhe Metodi” u rrah nga dy të rinj. Policia bëri të ditur se incidenti ka ndodhur në oborrin e kësaj shkolle në Tetovë. Policia nuk ka dhënë identitetin dhe përkatësinë etnike të viktimave të sulmuara.