SHBA: NASA NIS PESË RAKETA NË HAPËSIRË

Nga Dorjan
Shkruar ne 27 Mar 2012 ora 10:04pm

Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka nisur 5 raketa nga shteti i Virxhinias, si pjesë e një studimi të rrymës të ajrit në nivelet e larta të atmosferës.

Raketat u lëshuan sot herët, thuajse 1 minutë njëra pas tjetrës. NASA thotë se misioni me emrin e koduar ATREX do t’i ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë procesin përgjegjës për qarkullimin e rrymës së ajrit rreth 100 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës, në një rajon me shumë plot ngarkesa elektrike.

Çdo raketa lëshoi një gjurmëlënës kimik duke formuar re të bardha që NASA thotë se do t’i lejojë shkencëtarët dhe publikun të shohin erërat në hapësirë. Njoftohet se këto re janë parë në qiell përgjatë pjesës më të madhe të bregdetit lindor të Shteve të Bashkuara.

Dy prej 5 raketave janë të pajisura me mjete  për të matur tensionin e ajrit dhe temperaturën e rrymës në kulmin e shpejtësisë së saj.

Shpejtësia e rrymës së ajrit në lartësi të mëdha është me e madhe se 480 kilometra në orë që raportohen shpesh nga shërbimet sinoptike. Rryma e ajrit është kalon nëpër një rajon me rryma të forta ngarkesash elektrike që janë të afta për të ndërprerë komunimet satelitore dhe radio.(voa)