SHBA, niset drejt hapësirës anija kozmike ”Falcon 9”

Nga Dinejda
Shkruar ne 23 Maj 2012 ora 5:43pm

CAP CANAVERAL- Shoqëria amerikane ”Space X” realizoi mëngjesin e sotëm lëshimin e kapsulës hapësinore ”Dragon”, përmes anijes kozmike ”Falcon 9” drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), njoftuan burime të NASA-s.

”Lëshimi u krye sot në mëngjes nga Cap Canaveral, në Florida”, deklaroi një zyrtar i NASA-s, i cili nuk pranoi t’i bëhej publik identiteti.