Shembet ura nqë Gramsh, 2 fëmijë përfundojnë në lumë

Nga Dinejda
Shkruar ne 18 Maj 2012 ora 5:28pm

GRAMSH – Dy fëmijë të vegjël rrezikun jetën, si pasojë e shembjes së një ure në komunën Porocan të Gramshit.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kabash, kur dy fëmijët përkatësisht 11 dhe 14 vjeç po kalonin mbi urën pasarelë.

Për pasojë dy të miturit kanë renë në lumë, por fatmirësisht janë shpëtuar në kohë nga banorët e zonës.

Ura në fjalë lidhte dy fshatrat Porocan dhe Kabash dhe prej kohësh banorët kishin dhënë alarmin për gjendjen e saj.