Shijet Tona Sipas Shenjave Zodiakale

Nga Dorjan
Shkruar ne 29 Pri 2012 ora 4:51pm

 

 

 

 

 

 

 

 

Dashi:

Për të lindurit e kësaj shenje, kur është fjala për ëmbëlsira, dhe bollëk janë gati të harrojnë se sapo kanë ngrënë. Janë veçanërisht të pangopur, ndryshe nga shenjat e tjera të zodiakut. Një tortë e bukur me çokollatë apo një ëmbëlsirë e veçantë, mund t’i bëjë ata më të lumturit e botës.

Demi:

Kjo është një shenjë tradicionalisht e babëzitur, që nuk njeh ngopje. Kjo bën që ata të kenë tendencë për të fituar peshë. Edhe të lindurit e kësaj shenje joshen nga ëmbëlsirat. U shijojnë veçanërisht vaktet e kaluara me familjen dhe miqtë e mirë-zgjedhur.
Binjakët:

Shumë kureshtarë, imagjinativë dhe gjithmonë në kërkim të stimulimit, të lindurit e kësaj shenje preferojnë ushqimet e kripur. Ata janë njerëz që nuk mund të kënaqen kollaj me të ngrënit, pasi shijet e tyre janë tepër të sofistikuara.

Gaforrja:

Të lindurit e kësaj shenje janë të prirur ndaj gjërave shumë të shijshme. Karamelet dhe akulloret janë ndër preferencat e tyre, veçanërisht në qoftë se konsumohen në familjen e me njerëzit që ata pëlqejnë. Specialitetet tradicionale dhe ëmbëlsirat elegante shërbyer me një gotë shampanjë, vërtetë mund t’i bëjë ata të lumtur.
Luani:

Cilësia dhe vlera e asaj që të lindurit e kësaj shenje hanë, është e domosdoshme. Edhe kur ata bëjnë Pazar, bredhin tërë ditën në kërkim të gjërave më të zgjedhura. Kekët dhe ëmbëlsirat, janë ndër preferencat e tyre.

Virgjëresha:

Virgjëresha në përgjithësi preferon ushqim të shëndetshëm dhe perimet. Por gjithashtu edhe picat. Megjithatë, kanë tendenca ekzagjerimi dhe për këtë duhen të kenë kujdes për mbajtjen në formë të trupit të tyre.

Peshorja:

Të lindurit e kësaj shenje, në përgjithësi janë shumë të rafinuar në shije, dhe rrallë e teprojnë me të ngrënin. Edhe në tryezë, e duan çdo gjë të rregulluar si duhet. Nuk është e lehtë të hash me një Peshore, e do çdo gjë strikte.

Akrepi:

I tërhequr shumë për çdo gjë që është e veçantë dhe misterioze. Më shumë kurioz se i pangopur, më shumë dashamirës i mishit sesa i ushqimeve pikante. Pëlqen gjithashtu shumë edhe erëzat.

Shigjetari:

Të bollshëm, pëlqejnë tryezat plot dhe janë partizanët e shprehjes “Ta hajë syri”. Kjo është për shkak të pasionit të tyre për ushqim të mirë. Çdo ushqim i shoqëruar me disa gota vere, është ndër preferencat e tyre kryesore.
Bricjapi:

Të lindurit e kësaj shenje ashpër dhe i matur, mendojnë se nuk është e nevojshme të mohosh kënaqësitë e ushqimit të mirë. As kur je në shkretërirë dhe nuk ke as një pikë ujë për të pirë. Edhe ata janë shumë kërkues, e gjeujnë ushqimin e mirë dhe në fund të dheut …

Ujori:

Origjinalë dhe të çuditshëm. Kur vjen puna për të ushqyer të lindurit e kësaj shenje, duhet të dimë se ata pëlqejnë shumë specialitetet tilla ekzotike si të ëmblat e Lindjes së Mesme apo erëzat e Lindjes së Largët. Ata i tërheq gjithmonë diçka e ndryshme në ushqim.
Peshku:

Të lindurit e kësaj shenje adhurojnë gjithçka që është e ëmbël, e sofistikuar dhe në të njëjtën kohë e bollshme dhe e shijshme. Tërhiqen shumë nga ushqimet pikante dhe cilësore, aspak sasiore. Francezë të vërtetë …