Shiten online të brendshmet e mbretëreshës

Nga Dinejda
Shkruar ne 15 Maj 2012 ora 7:14pm

Në ankandin e faqes së tregtisë online, eBay kanë dalë në shitje edhe gjëra të pazakonta, si të brendshmet e VIP-ave.

Bëhet fjalë për të brendshmet e mbretëreshës së Anglisë, Elizabeth.

“Brekët që i ka bartur mbretëresha Elizabeth tash mund të jenë tuajat, nëse jeni të gatshëm të ndani së paku 3.999 dollarë”, shkruan TMZ.com.

Të brendshmet thuhet të jenë gjetur në një aeroplan që udhëtonte për në Kili, në të cilin mbretëresha i kishte lënë në vitin 1968.

Aktualisht ato shiten me çmim fillestar prej 3.999 dollarës