Shkencëtarët: Celulari dëmton trurin e fetusit

Nga Dorjan
Shkruar ne 17 Mar 2012 ora 7:18pm

Përdorimi i shpeshtë i celularit nga nëna krijon çrregullime në sjellje tek fëmija që do lind.

Ekspozimi në valët e telefonisë celulare, gjatë periudhës së shtatzënisë, duket se ndikon negativisht në zhvillimin e trurit të fetusit dhe shkakton pasoja të rënda të cilat ndikojnë më vonë në sjelljen e fëmijës.

Sipas një studimi të bërë nga shkencëtarë amerikanë, fëmija ka gjasa të përballojë rrezik të madh dhe të kthehet në hyperkastivë.

Shkencëtarët ekspozuan minj shtatzënë në aparaturë me valë celulare (nga 800 deri në 1,900 Mhz) që ishte vendosur sipër kafazit të tyre, ndërsa në një tjetër grup minjsh, për arsye krahasimi, aparatura e transportimit të valëve celulare -dhe celular- ishte/in e fikur.
Studiuesit regjistruan më vonë dhe aktivitetin elektrikë tek minjtë e rritur, të cilët në fazën e tyre embrionale ishin goditur nga valë celulare si dhe njëkohësisht kryen dhe një sërë testesh për të parë reagimet e kafshëve eksperimentale.

Të gjithë ata minj që ishin ekspozuar në valët celulare, prireshin si të rritur e ishin shumë më aktivë dhe kishin aftësi të kufizuara të memories së tyre, në krahasim me ata të cilët nuk ishin ekspozuar në të njëjtat valë. Hulumtuesit ia atribuojnë këtë pasoj ndryshimit që shkaktuan valët elektromagnetike celulare në zhvillimin e neuroneve në lëvoren mbrojtëse të trurit te kafshët.
Çrregullimi i mangët i vëmendjes-hyperaktivitetit tek njerëzit ka bazë neurobiologjike që diktohet në të njëjtën pjesë/rajon të trurit.

Studiuesit nënvizuan se duhen hulumtime të mëtejshme mbi njerëzit për t’u konceptuar më mirë mekanizmat që fshihen pas zbulimeve të reja dhe të vendosen kufij sigurie për kohën e shtatzënisë, lidhur me përdorimin e celularëve, që ata të mos përdoren pa kriter.

Shkencëtarët amerikanë pohuan gjithashtu se ndryshe nga shtatzënia te njerëzit, e cila zgjatë rreth nëntë muaj, tek minjtë shtatzënia zgjatë vetëm 19 ditë, ndërsa truri i të sapolindurve është shumë herë më pak i zhvilluar në krahasim me atë të qenies njerëzore.
Për këto arsye ndihet e nevojshme zhvillimi edhe i më shumë hulumtimeve të tjera me qëllim që të konceptohet më mirë dhe deri në ç’nivel, foshnjat njerëzore u kanoset një rrezik analog.