SHKENCËTARI I NASA-S DËNOHET ME 13 VITE BURG, I SHITI SEKRETE IZRAELIT

Nga Dorjan
Shkruar ne 21 Mar 2012 ora 10:00pm

Një shkencëtar hapësinor amerikanë është dënuar me 13 vite burg për shitje të dokumenteve sekrete. Steuard Nozete, 54 vjeç, u zu në grackë pasi një agjent pasi u hoq si spiun izraelit.

Ai u dënua për spiunazh, konspiracion për të mashtruar SHBA-në dhe evazion fiskal.

Nozete kishte pranuar të jepte informacion top-sekret si shkencëtar i qeverisë pas një takimi me një agjent të kamufluar të FBI-së, që u hoq si agjent i shërbimit sekret të Izraelit.

Nozete ka punuar për Pentagonin në departamentin e energjisë, NASA dhe në Këshillin Hapësinor të Shtëpisë së Bardhë